Momenti kur Kostandin Xhuvani shihet me pranga pranë varrimit të të atit

Drejtoria e Burgjeve aprovoi sot kërkesën e Kostandin Xhuvanit për të marrë pjesë në varrimin e të atit, regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani që u nda nga jeta pak ditë më parë.

Në fotot e shpërndara nga varrimi i regjisorit Xhuvani, shihen masat e forta të sigurisë të marra nga policia për Kostandin Xhuvanin, ‘i liruar’ nga burgu vetëm për të përcjellë të atin në banesën e fundit.

Kostandin Xhuvani qëndron i lidhur me pranga në njërën dorë, me policin civil që e shoqëron, ndërsa në krahun tjetër si dhe pas tij qëndrojnë efektivët e tjerë, të cilët nuk janë larguar për asnjë moment nga ai.

Konstandin Xhuvani u dënua me 35 burg në vitin 2015-të për vrasjen e katërfishtë që kreu në Tiranë në nëntor të 2014-ës, në një lokal nate te ‘Rruga e Elbasanit’ ndërsa i është mohuar dhe e drejta e lirisë me kusht.