Një hulumtim i bërë së fundmi nga Universiteti Britanik i Bath për pirjen e kafes, nënvizon se pirja e saj me stomakun bosh, direkt sapo ngriheni në mëngjes, ndikon negativisht në aftësinë e trupit për të menaxhuar nivelet e sheqerit në gjak.
Studiuesit zbuluan se pirja e kafesë sapo zgjoheni mund të ketë një efekt negativ në kontrollin e sheqerit në gjak. Zakonisht gjëja e parë që duam në mëngjes kur zgjohemi – veçanërisht pas një nate të vështirë – është një kafe e fortë, por duhet të ndryshojmë zakonet dhe ta bëjmë mëngjesin një përparësi.

