Aktori dhe aktivisti i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Neritan Liçaj në një intervistë të dhënë në syri.tv ka treguar planin e aleancës në mbrojtje të godinës në rast të një sulmi nga Policia e Shtetit.
“I ka trembur reagimi i Europa Nostra ndaj dhe po tentojnë të nxitojnë. Vijon qëndrimi me turne. Javët e fundit kanë ardhur policët privatë të Lleshit që shohin çfarë bëjmë, a jemi në gatishmëri dhe kujtojnë se ne hamë bar, jemi budallenj. Është e gjitha një lojë “kukafshehthi”. Më kollaj e kemi ne të pushtojmë ministrinë e brendshme dhe bashkinë se sa ata sheshin e Teatrit. Ata natën nuk vinë me trupa të mëdha. Por që të lëvizi shumë trupa bie në sy dhe ne kemi njerëz brenda tyre që na informojnë. Ne e marrim vesh 30 minuta para se ata të nisen. Ata nuk kanë cipë. Nëse e bëjnë si te Bregu i Lumit do të kishte një kosto politike shumë të madhe. Ne jemi shumë të organizuar. Edhe ne kemi dijet tona ushtarake, më të mira se të ministrit”, ha ndër të tjera Neritan Liçaj.

