TË FUNDIT

Mospjesmarrja në zgjedhjet e 6 Marsit, Luçiano Boçi: Mosbesim ndaj opozitës

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi teksa ka qenë sot i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ u shpreh se mospjesëmarrja në zgjedhjet e 6 Marsit tregoi mosbesimin tek opozita.

‘Pjesëmarrja e  ulët është mosbesim ndaj opozitës. Në bindjen time i përkasin opozitës ato që nuk marrin pjesë. Pjesa e që nuk ka ardhur të votojë është pjesa që ka humbur besimin ndaj opozitës dhe luftës së brendshme brenda PD-së. Në kutitë e votim shkoi vetëm pjesa partiake.’- tha Boçi.

Deputeti demokrat, u shpreh se shumë zgjedhës mohuan edhe logon e Partisë Demokratike. Boçi tha se është alarmante fakti që ka një urrejtje ndaj politikës në vend, pasi votuesi po përçmon politikën.

‘Nuk u votua logoja, e PD-së, u refuzua logoja. Pritet ndonjëherë pse nuk reagojnë njerëzit, por indiciet i marrin nga forcat opozitare. Kur hesht një nga partitë kryesore në opozitë dhe bashkëpunon me atë që i ka vjedhur votën, votuesi reagon. Nëse ka një alarm sot, është përçmimi që ka votuesi shqiptar ndaj politikës. Ka një urrejtje ndaj politikës. Politika është përgjegjëse dhe në retorikë dhe në përçmim. Pala tjetër e merr mban me punësime. Ka ikur pjesa revoltuese. Mekanizmi i votës është prishur në Shqipëri.’- u shpreh Boçi.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat