Moti i ftohtë, çifti shqiptar shpërndan ushqim falas për qytetarët e Teksasit

Capture-108.png

Javën e kaluar, kur qytetarët e Teksasit në SHBA kanë mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje si pasojë e motit të ftohtë, një çift nga Kosova ka ndihmuar shumë familje me ushqim falas.

Ari Isufaj dhe gruaja e tij Blinera, shpërndanë ushqim të ngrohtë  për shumë qytetarë. Çifti shqiptar gutuan ushqim në restorantin e tyre të cilin e patën hapur që në vitin 2014, raporton REL.

“Kaluan 48 orë pa drita dhe ditën e tretë o organizuam mirë me punëtorët, me Blinerën që të jemi gati që kur t’i ftojmë njerëzit t’i japim një ushqim të ngrohtë. Ndonjëherë punëtorët dilnin jashtë dhe I merrnin porositë nëpër makina”, tregon Ari Isufaj.

Ari Isufaj ishte 14-vjeç kur u largua nga Kosova për shkak të luftës. “Është një ndjenjë e veçantë që ne mundemi me ndihmuar dikë ashtu siç a kanë ndihmuar edhe ne dikur”, shprehet ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303