fbpx

Moti për sot, ja sa do shënojë termometri gjatë mesditës

moti-1-1.jpg

Gjatë ditës së parë të së premtes moti do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta  dhe shira të papërfillshëm në zonat verilindore dhe skajin Juglindor, ndërsa pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Por duke ju afruar mesditës vranësirat largohen nga vendi ynë duke ri-kthyer motin e kthjellët. Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë deri mëngjesin pas-ardhës.

Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në mëngjes por rriten në mesditë, duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 6°C deri në 26°C. Era do fryjë e fortë gjatë paradites por intesiteti bie pasdite me shpejtësi 45km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303