Në Tiranë një motoçikletë ka goditur një këmbësore, ndërsa nga përplasja ka mbetur i plagosur edhe vetë drejtuesi. Të dy janë transportuar drejt spitalit dhe për fat të mirë nuk kanë asnjë rrezik për jetën.
“Më datë 06.08.2019, rreth orës 13.00, në rrugën “Dritan Hoxha”, një motoçikletë ka goditur një këmbësore, shtetasen B.P, rreth 52 vjeçe, e cila u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar vetë drejtuesi i motorit V.Gj, 30 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakun e aksidentit”, thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë.

