14.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Mund të vijë në Shqipëri?”, Rama: Nëse lufta e 3 botërore shpërthen, s’e evitojmë dot

Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën e luftës Rusi Ukrainë.

“Po punojmë për të ndërtuar skavicën se është balancues i sistemit tonë sepse na jep mundësinë të mos hedhim asnjë pikë ujë kur kemi më shumë reshje. Ta mbledhim në këtë rezervuar që është balancues i sistemit dhe ta kemi të depozituar si një bankë dhe kjo është arsyeja. E fundit është se ka shumë rëndësi të vazhdojmë punën.

Jemi vend i Natos dhe sot është përsëritur nga të gjithë se vendet e natos, çdo vend i natos është në një tjetër regjim mbrojtje. Në rastin e Ukrainës jemi partner me ukrainën por sipas kushtetutës së natos së vëmë menjëherë në lëvizje artikullin 5 që kur sulmohet njëri janë sulmuar të gjithë dhe në atë moment janë të gjithë që mbrohen.

Ka një pjesë njerëzish që janë të shqetësuar që kjo luftë mund të vijë në Shqipëri dhe ne skemi avionë ne skemi raketam etj. Shqipëria nuk është në nato një vend anëtar për të pasur raketa është në nato një vend anëtar që ka një sërë prioritetesh të vetat të koordinuara me alencën.

Ka sot investimin që po kryhet për një bazë ajrore të natos, avionë të natos do jenë aty. Nëse lufta e 3 shpërthen është diçka që se parashikojmë dot dhe as nuk e evitojmë dot nëse të tjerë e nisin. S’jemi në këto kushte duhet të jemi të vetëdijshem se lufta është reale dhe ka impakt real në ekonomi pa diskutim.Sa dhe si është për tu parë në rrugën e zhvillimit të ngjarjeve.

Pozicioni ynë është solid, komod, në thonjëza se ska asnjë komoditet në këto kushte”, tha Rama.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat