Mungesa e vitainës D shkakton një sërë problemesh në trupin tonë. Disa nga to I gjeni më poshtë:
- Djersitja e kokës
Nëse koka juaj djersitet shumë kjo mund të lidhet me mungesën e vitaminës D në trupin tuaj dhe mund t’ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.
- Dhimbja e kockave
Një mangësi e vitaminës D mund të shoqërohet me dhimbje të ndryshme muskulo-skeletore, në veçanti, me dhimbje të kockave tibiale dhe butësi.
- Dhimbje muskulore
Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë dhimbje të forta muskulore, dobësi, masë të zvogëluar të muskujve dhe shërim të dobët të muskujve pas një aktiviteti fizik të fortë.
- Një sistem imunitar i dobët
Vitamina D luan një rol të madh në mbështetjen e sistemit imunitar. Pa dijeni, mjekët filluan të përdorin këtë vitaminë për të trajtuar infeksionet shumë kohë më parë, para se të zbuloheshin antibiotikët.
- Lodhja dhe dobësia
Një studim që vërejti efektin e plotësimit të vitaminës D tek pacientët me lodhje, tregoi një reduktim të ndjeshëm të simptomave të lodhjes pas normalizimit të niveleve të vitaminës D.
- Shërimi i ngadaltë i plagëve
Një studim ka treguar se trajtimi 12-javor për plotësimin me vitaminë D rezulton në një reduktim të ndjeshëm të plagëve në mesin e pacientëve me ulcera në këmbë të personave diabetikë.
Nëse plagët tuaja shërohen ngadalë (sidomos nëse keni diabet), kushtojini vëmendje nivelit të kësaj vitamine në trupin tuaj.

