Mustafa: Nuk e dija që do bëhem kryetar, isha gati të…

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur rreth kandidaturave që u raportuan në media për kreun e LDK-së para zgjedhjeve që partia i mbajti më 3 gusht.

Mustafa ka thënë në televizionin T7, se para Kuvendit të partisë asnjë kandidaturë zyrtare s’ka pasur. Asnjë kërkesë nga askush.

“Në kontaktet që i kam pasur me ta, asnjëri prej tyre, në asnjë rast, s’më ka thënë që është i interesuar të kandidojë”, ka deklaruar Mustafa, duke iu referuar Lutfi Hazirit, Agim Veliut dhe Vjosa Osmanit.

“Haziri ka thënë publikisht që ka preferuar një marrëveshje, nëse jo është i gatshëm të garojë. Tjerët kanë thënë çka kanë thënë në media, por jo në biseda private”, ka theksuar kreu i LDK-së.

Mustafa ka treguar t’i ketë thënë zyrtarëve të partisë që të mos deklaroheshin në media për kandidaturat e mundshme. “Shpallja të mos ndikojë në procesin e zgjedhjeve, do ta deformojë procesin zgjedhor”.

Pas përmbylljes së zgjedhjeve nëpër degë e nëndegë, ka thënë të këtë dalë me një porosi për kolegët. “Ju kam thënë, sa më përket mua, unë lëshoj rrugë. Kush do që të kandidojë, mund të përgatitet”.

Apo ashtu Mustafa ka thënë se nuk e ka ditur se do të bëhet kryetar përsëri, e madje se ishte i gatshëm të tërhiqej.

“Isha në gjendje të tërhiqem qysh nga kthimi prej Gjermanisë”, është shprehur ai.