fbpx

Mutacionet e COVID në Shqipëri? Mjeku: S’ka dyshime, të sëmurët janë më shumë sa raportohen

999999999999999999999999-768x417.jpg

Epidemiologu Fabian Cenko i ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC u shpreh se nuk ka dyshime që rritja e rasteve me koronavirus në muajin shkurt lidhet me prezencën e mutacioneve të reja të COVID-19. Por cila është zgjidhja për këtë situatë për të parandaluar përhapjen? Rrugët janë dy tha ai. “Zgjidhja e parë për të cilën jemi të vonuar, por jo vetëm ne, vaksina, ku vihet re një reflektim pozitiv mbi rastet dhe zgjidhja e dytë kontrolli i shpërndarjes mbi rastet” u shpreh Cenko.

Gjithashtu ai deklaroi se numri i rasteve të pacientëve të shtruar në spitale është më i madh nga ai që raporton ministria e Shëndetësisë cdo ditë, pasi në përditësim nuk përfshihen të sëmurët që ndodhën në spitalet private, që sipas tij janë plot. “Nuk janë vetëm rastet që raportohen cdo ditë që lidhen me spitalet covid, cdo personel shëndetësor e di që spitalet private që kanë një numër rastesh, janë plot. Nuk kemi pse të numërojmë vetëm rastet në spitalet publike, duhet t’u referohemi edhe spitaleve private” theksoi ai.

Intervista e plotë e epidemiologut Fabian Cenko në ABC

Cili është shkaku i rritjes së numrit të rasteve?

Ka edhe një rritje të rasteve të rënda dhe intubuara dhe i rasteve që përfundojnë në mënyrë fatale. Padyshim që ka një situatë në të cilën po preken më shumë raste, kjo është një deduksion kategorik, kjo krijon edhe një mpakje të besimit të popullit në masat që merren.

Nuk janë vetëm rastet që raportohen cdo ditë që lidhen me spitalet covid, cdo personel shëndetësor e di që spitalet private që kanë një numër rastesh, janë plot. Nuk kemi pse të numërojmë vetëm rastet në spitalet publike, duhet t’u referohemi edhe spitaleve private.

Kanë filluar të preken edhe moshat e reja, cfarë ka ndikuar?

Virusi ka një përhapje më të gjëra në popullatë. Nëse i përgjigjen mutacioneve të reja, ato nuk i dimë. Nuk dimë sa % e rasteve shkaktohen nga mutacionet. E përbashkëta e tyre është që kanë një transmetueshmëri më të madhe.

Unë nuk besoj se ka dyshime se këto mutacione janë mes nesh. Nuk ka dyshim, ajo që nga ana epidemiologjike do të përbënte lajm është se cila është % e rasteve që mbështeten në këto mutacione të reja. Do të ishte e vlefshme që të bëhen një përmbledhje e shpërndarjes edhe sipas moshave. Zgjidhja e parë për të cilën jemi të vonuar, por jo vetëm ne, vaksina, ku vihet re një reflektim pozitiv mbi rastet dhe zgjidhja e dytë kontrolli i shpërndarjes mbi rastet.

Imuniteti i tufës, duhet të bëjmë pak kujdes, pasi është një fakt i mirënjohur në shumë sëmundje, besohet se edhe te covid mund të luajë rolin e vet, por përballë shtameve të reja që nuk shmangin mbrojtjen imunitare, edhe imuniteti i tufës në rastin më të mirë mund të kërkojë një mbulesë të popullatës, një % më e madhe, dhe në rastin më të keq, shtamet e reja të mos i kapin dhe të gjendemi në historinë e gripit stinor që ndryshon.

A kemi ne staf për të përballuar këtë situatë në spitale?

Duhet garantimi infrastrukturës, përshtatja e spitaleve rajonale, për të shmangur kontaktet mes dy grupeve të pacientëve, por edhe infrastruktura laboratorike dhe burimet njerëzore. Situata është e tillë që kërkon zgjidhje shumë energjike që duhet të thyejnë rregulla. Një spital që ka një numër të caktuar personel dhe shikon shtretërit që pacientët katërfishohen dhe personeli janë të njëjtët që këtu e kupton që krijohen disa ngërçe.

A jemi në valën e tretë të pandemisë dhe a jemi në kulm?

Ne nuk dimë se cfarë, nuk kam parë informacione që lidhen me llojin e shtameve që qarkullojnë. Të pretendosh të thuash a jemi në kulm dhe si do të ndodhi zbutja, është më shumë një kërkesë dëshirore sesa një mundësi që të kalkulohet mbi të dhënat që kemi sot.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303