Kryebashkiaku i ri ,Rakip Suli, bëri betimin e tij sot në Kamëz dhe u fut në zyrë rreth orës 16.35. Mbërritjes së tij në zyrë i paraprinë këshilltarët bashkiakë të cilët hapën derën me forcë, pasi ish-kryetari Xhelal Mziu kishte boshatisur zyrën dhe e kishte mbyllur.
Në momentin që Suli u fut nuk pranoi që të ulej në karrigen e Mziut, ndërsa ky i fundit pas boshatisjes së zyrës ku qëndroi për 12 vite në momentet e fundit kur iku foton e Presidentit e kishte lënë me kokëposhtë.
Suli u zotua se do iu shërbejë qytetarëve, si të majtëve edhe të djathtëve.
I pyetur për paraardhësin e tij, Rakip Suli tha se nuk e njeh fare atë, por u shpreh se ai si persona ka ndryshuar vetën e tij, por jo Kamzën.
“Nuk e njoh këtë person, e njoh si njeri që ka ndryshuar veten dhe jo Kamzën”, tha Suli.
/real-news.tv/

