Naftëtarët e Ballshit edhe këtë të premte janë grumbulluar në ambientet e jashtme të uzinës së përpunimit të naftës.
Pas plotësimit të njërës prej pikave të panegociueshme të likuidimit të pagave të prapambetura, tashmë naftëtarët kërkojnë vijueshmërinë e punës në uzinë.
“Jeta jonë është tërësisht e lidhur me punën në këtë uzinë” shprehen naftëtarët.
Ndërkohë që nga dita e djeshme naftëtarët e Ballshit kanë krijuar edhe sindikatën që do t’i përfaqësojë ata në instancat shtetërore për të kërkuar të drejtat e tyre.

