fbpx

Nargjilet janë toksike, shkaktojnë kancer të mushkërive

nargjile.jpg

Edhe nargjilet janë po aq të dëmshme sa edhe cigaret. Specialistët e shëndetit bëjnë me dije se konsumi i tyre sjell një sërë sëmundjesh mes të cilave edhe ato kancerogjene. Për këtë shkak Ministria e Shëndetësisë është duke hartuar një projektligj, i cili do të vendosë gjoba për të gjithë subjektet që lejojnë konsumimin e  nargjileve apo cigareve elektronike në ambientet e brendshme.

Konsumimi i nargjileve përbën një rrezik të madh për shëndetin. Substancat e tyre sipas specialistëve të shëndetit kanë përmbajtje nikotine, e cila është shkaktare edhe për sëmundjet kancerogjene.

“Tymi i shishave është toksik. Gjithashtu djegia e qymyrit çliron sasi të konsiderueshme të monoksidit të karbonit. Këto substanca toksike janë të lidhura më sëmundje të zemrës, sëmundje të mushkërive, me kancerin e mushëkërive, me lindjet e bebeve nën peshë nëse absorvohet në sasi të konsiderueshme në trup”.

Në vendin tonë grupmosha që e konsumojnë më tepër janë kryesisht të rinjtë.

Ndaj, Ministria e Shëndetësisë është duke hartuar një projektligj i cili synon të minimizojë përdorimin e nargjileve, cigares elektronike dhe duhanit me ngrohje.

Ligji i ri, që pritet të miratohet së shpejti në Kuvend, parashikon 6 fishim të gjobës dhe pezullim të aktivitetit për subjektet që nuk do të zbatojnë rregullat e reja.

“Ligji do të reduktojë numrin e përdoruesve, sidmos të të rinjve, në ambjentet e mbyllura. Si e tillë do të ketë një reduktim të përdoruesve të shishave. Do të shmanget dhe përdorimi i pavullnetshëm i shishave nga personat e tjerë që janë në këto ambjente të mbyllura që nuk konsumojnë shisha, por në mënyrë të pavullnetshme do të thithin tymin e përdoruesve që do të kenë pranë tyre”.

Referuar të dhënave të qendrës ndërkombëtare për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, të paktën 1 në 5 djem 1 në 6 vajza në gjithë botën kanë deklaruar se kanë konsumuar nargjile.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303