Ndahet nga jeta Avdi Rexha, misionari i pajtimit dhe veprimtari i shquar i çështjes kombëtare shqiptare

Është ndarë nga jeta  në moshën 95-vjeçare Avdi Rexha, misionari i pajtimit dhe veprimtari i shquar i çështjes kombëtare shqiptare, simboli i paqes dhe i solidaritetit njerëzor.

Avdi Rexha ishte nga Bujani i Tropojës. Mosha e kishte detyruar mos të lëvizë shumë, e megjithatë ai e vijoi misionin e tij të nisur 25 vite më parë: t’i pajtojë gjaqet në një zonë ku fenomeni ka futur në hasmëri pothuajse çdo familje.

Varrimi bëhet ditën e nesërme, më 27 Dhjetor 2019, ora 12.00, në vendlindjen e tij, në Bujan të Krasniqes së Malësisë së Gjakovës, Tropojë.