fbpx

Ndahet nga jeta profesori i njohur, kolegu drithëron me mesazhin: Jetojmë në një botë mizore…

ndahet.jpg

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 71-vjeçare profesor dr. Ahmet Ceni. Lajmin e trishtë e dha profesori Fatmir Memaj.

“U prehsh në paqe miku im, profesori i vlerave, njeriu i mirë Prof. Ahmet Ceni Fjalët janë të tepërta. Jetojmë në një botë mizore…” shkruan Memaj në postim e tij.

Ahmet Ceni ka lindur në vitin 1950 në Shkodër. Shkollën tetë vjeçare e përfundoi në Shkodër ndërsa shkollën e mesme në Teknikumin Ekonomik “Nako Spiro” në Tiranë. Mbas shkollës së mesme kreu shërbimin ushtarak për një periudhë prej dy-vjeçare dhe në vitin 1972 ka filluar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, të cilat i ka përfunduar sipas programit në vitin 1977.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303