TË FUNDIT

Ndahet nga jeta tifozi 14-vjeçar i Partizanit, postimi rrëqethës i “Guerrils”

Një lajm shumë i rëndë është dhënë ditën e stome. Është ndarë sot nga jeta në moshën 14-vjeçare tifozi i Partizanit Renis Muça.

Djaloshi që pësoi aksident të rëndë 3 muaj më parë, ra në koma dhe nuk mundi të shpëtonte nga plagët e rënda. Vetë faqja e tifogrupit të Partizanit ‘’Ultras Guerrils’’ bëri me dije ngjarjen e hidhur.

“Ndjejmë keqardhje të thellë kur ju japim këtë lajm të rëndë … Renisi nuk ia doli!

Pas atij aksidenti të rëndë në korrik, ku qëndroi 3 muaj në koma, në luftë për të mposhtur vdekjen, tifozi ynë i vogël ka ndërruar jetë dje në darkë në Turqi. Në moshën 14-vjeçare …

Ngushëllime të sinqerta familjes së Renisit nga e gjithë familja e madhe e kuqe! U prehsh në paqe engjëll!:”, shkruajnë Guerrils.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat