fbpx

Ndalimi i 3 personave, banorët e Unazës së Re nisin protestën

bamnor.jpg

Banorët e Unazës së Re janë nisur për te Drejtoria e Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e tre personave të ndaluar me akuzën e bllokimit të rrugës gjatë protestës, që vijon prej disa muajsh, por pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kodit Penal prej 8 Tetorit kjo vepër penale dënohet me burg.

Policia e Shtetit ka ndaluar tre protestues të Unazë së Re të cilët prej muajsh kanë bllokuar qarkullimin në shenjë proteste kundër zgjerimit të rrugës që prek banesat e tyre.

Të shoqëruarit janë Ilir Katiraj dhe Gramoz Shehu. Janë shpallur në kërkim edhe 4 persona të tjerë. Ilir Katiraj është shoqëruar edhe herë të tjera nga policia ku në një rast qëlloi edhe me këpucë ndaj kryeministri Rama.

Shoqërimi i këtyre personave ka ardhur për shkak të bllokimit të rrugës tek Unaza e Re pranë zonës së Astirit, më datë 7 tetor, një ditë para se të hynin në fuqi ndryshimet në kodin penal.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303