Një shtetas është shpallur në kërkim nga policia e Kakavijës nën akuzën e veprës penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”.
Policia bën me dije se i ndaluari është shtetasi A.H., 44 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte kthyer “Deportiv” nga pala Greke dhe rezultonte i shpallur në kërkim.
“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në Tetor të vitit 2016 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 76-25 i Kodit Penal, pasi dyshohet se shtetasi A.H., në vitin 2008 ka vrarë shtetasin F.K.(shtetas shqiptar), ngjarje e cila ka ndodhur në shtetin Grek”,- njofton policia.
Shtetasi i lartpërmendur iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për veprime të mëtejshme.