Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë në Twitter një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Dom Gjergj Simonit.
“Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të Dom Gjergj Simonit, dëshmitar i vuajtjeve në burgjet e diktaturës dhe simbol i qëndresës shpirtërore ndaj të keqes. Do ta kujtojmë përherë me nderim dhe respekt Dom Gjergj Simonin, për qëndresën në ato kohë të errëta dhe për mposhtjen e frikës me kremtimin e meshës së parë në Shkodër, që hodhi themelet e lirisë. U prehtë në paqe!”

