Ndërpritet ndeshja në Laç, Kristi Vangjeli goditet me shishe

Ndeshja e javës së 30 të Superligës mes Laçit dhe Skënderbeut nuk ka kaluar pa incidente, si shpeshherë gjatë javëve të fundit.

Në Laç kanë qenë tifozët vendas ata të cilët në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 60-t, kanë goditur me shishe futbollistin e Skënderbeut Kristi Vangjeli.

Ky i fundit mbeti për disa çaste i shtrirë në fushë, ndërkohë që gjatë kësaj kohe u ndërpre edhe ndeshja.

Një moment ky që nuk kaloi pa ndikim edhe te lojtarët e të dy skuadrave, të cilët krijuan tension me njëri-tjetrin.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave është e një rëndësia të veçantë pasi vlen për një pozicion në kupat e Europës.