Ndërron jetë në ring ylli i mundjes/VIDEO

César Barrón, mundësi profesionist ka ndërruar jetë në mes të ringut.

Ylli i mundjes  i cili njihej gjerësisht si Silver King, teksa ndeshej me kundërshtarin e tij në ring ka pësuar një arrest kardiak.

Raportohet se të gjithë fillimisht menduan se 51-vjeçari thjesht po merrte energjitë që i nevojiteshin për t’u ngritur në këmbë, mirëpo kur kuptuan që ai kishte ndërruar jetë ishte tepër vonë. /Real-news.tv