13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

Ndërtohet skema, si u vodhën 10 mln për 90 sekonda

spot_img

Ndërtohet skema dhe dinamika e grabitjes në Rinas. Grabitësit kanë hapur portën nga ky hyjnë zjarrfikësit, futen në pistë dhe në 90 sekonda kanë arritur të marrin 7 thasë me para dhe kanë dal nga një tjetër derë, që të nxjerrë në rrugën e Tapizës.

Report Tv zbardh të gjithë dinamikën dhe ndërton skemën e grabitjes së 7 thasëve ma para nga barku i avionit në Pistën e Aeroportit të Rinasit. E gjithë hyrja dhe dalja e furgonit të bardhë të grabitësve me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” është fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Ata janë futur, nga kjo portë të cilën e shikoni në pamje, e cila shërben për hyrjen e zjarrfikësve. Grabitësit, kanë spostuar një bllok betoni duke e lidhur me kavo dhe e kanë tërhequr dhe kanë krijuar lehtësi hyrje, sic e shikoni edhe në këtë foto. Duket se grabitësit kanë qenë të mirëinformuar, pasi kjo është e vetmja portë në aeroport që nuk ka kamera sigurie të orientuara nga hyrja dhe grabitësit kanë vepruar për të hapur derën pa u pikasur nga askush.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat