23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Ndeshjet me Danimarkën dhe Bullgarinë/Rashica e Ujkani: Marrim maksimumin

spot_img

Dy futbollistët e kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani dhe Milot Rashica janë shprehur optimistë se përfaqësuesja e tyre do të bëj paraqitje të mira në ndeshjet me Danimarkën (miqësore) dhe Bullgarinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

“Shpresoj ta nisim mirë edhe këtë cikël edhe pse e dimë që Danimarka është kombëtare shumë cilësore. Besoj që jemi përgatitur mirë dhe jemi të gatshëm për ndeshje”, ka thënë Ujkani në konferencë për shtyp pas stërvitjes së sotme.

Ndërsa, Milot Rashica, i cili po shkëlqen në radhët e e Werder Bremen, ka thënë se do ta japë maksimumin pa marrë parasysh rolin në të cilin do të aktivizohet.

Nuk kemi biseduar me trajnerin, por unë do ta jap maksimumin tim pa marrë parasysh ku do të luaj. Te Werder në shumicën e ndeshjeve jam duke luajtur si qendërsulmues, por atje taktika e lojës është më ndryshe, prandaj jam i kënaqur edhe nëse me Kosovën luaj në një pozitë tjetër”, ka theksuar Rashica.

Dardanët do të zbresin në fushën e blertë këtë të premte përballë Danimarkës dhe tre ditë më vonë ndaj Bullgarisë.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat