TË FUNDIT

Ndodh dhe kështu! Gruaja bëhet tapë, sulmon burrin e saj dhe e bën për spital

Një grua ka rënë në prangat e policisë, pasi ka dhunuar burrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në Podujevë, ku thuhet se ajo ishte nën efektin e alkoolit e për pasojë ka rrahur bashkëshortin.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (bashkëshortin e saj)”, njofton policia.

Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat