TË FUNDIT

Ndodh mrekullia në Durrës, fëmija lind 800 gram, 2 muaj lidhur me tuba

Një mrekulli ka ndodhur me një bebe në spitalin  e Durrësit, e cila lindi vetëm 800 gramë, dhe tashmë e ka kaluar çdo rrezik për jetën.

Foshnja pas 2 muajsh nën kujdesin intesiv të mjekëve dhe lutjeve të familjarëve ka mundur që të kalojë rrezikun dhe të lërë spitalin me një peshë prej 2 kilogramësh. Lajmin e mirë e ka ndarë stafi i spitalit të Durrësit përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Të sjellësh në jetë një foshnje është mrekulli, të kujdesesh për ta mbajtur atë në jetë është profesionalizëm. Kjo bebe lindi në maternitetin e spitalit të Durrësit më datë 3 korrik 2019.

Fëmija është i seksit femër dhe lindi prematur me peshë 800 gr. Gjatë qëndrimit prej 2 muajsh në spital i gjithë stafi mjekësor dhe infermierë ju përkushtua maksimalisht. Me të gjithë kujdesin e treguar, fëmija doli nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore duke peshuar tashmë 2000 gr”, thuhet në njoftimin e spitalit të Durrësit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat