Ndodh mrekullia, shpëtohet teksa rrezikonte të mbytej në det

Një 50-vjeçar u shpëtua ditën e sotme teksa po mbytej.

Ngjarja ka ndodhur në Plazhin e Spillesë në Kavajë.

Ai ishte futur në ujë për të notuar, mirëpo dallgët e kanë marrë me vete

Rojet e plazhit e kanë parë burrin teksa mbytej dhe kanë shkuar ta shpëtojnë menjëherë.