TË FUNDIT

Ndodh sërish në Minierën e Bulqizës, plagoset minatori, detajet e para

Një tjetër aksident është shënuar në Minierën e Bulqizës. Bëhet me dije se një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë punës në galeritë e “Albchrome” teksa punonte nën tokë.

Deri më tani është bërë me dije se minatori i identifikuar vetëm me iniciale A.Ç., ka pësuar dëmtime në pjesën e poshtme të trupit dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë që vetëm pak javë më parë, minatori Muharrem Plaku u gjet pa jetë pas 6 ditësh i bllokuar brenda minierës së Bulqizës, ku edhe ishte bllokuar nga shembja e një masivi minerali.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat