TË FUNDIT

Ndodh shpërthimi i madh/ Plagosen 8 persona, zhduket një tjetër, dalin detajet e rënda

Si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në një fabrikë në Ohio të SHBA-së, 8 persona janë plagosur dhe një është zhdukur.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 12:05 sipas kohës lokale në objektin Yenkin-Majestic Paint në Columbus, duke shkaktuar një zjarr, u tha gazetarëve Shefi i Batalionit zjarrfikës të Columbus, Steve Martin.

“Disa nga të plagosurit ishin në gjendje të dilnin nga fabrika ndërsa të tjerët u shpëtuan para se të dërgoheshin në spital. Dy prej të plagosurve, të cilët fillimisht u raportuan në gjendje kritike, arritën të përmirësohen në gjendje të qëndrueshme”, tha Martin.

Ekipet kontrolluan vendin e shpërthimit dhe u angazhuan në shuarjen e zjarrit. Disa biznese aty pranë u evakuuan. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit në fabrikë.//AA

 

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat