TË FUNDIT

Në flakë maunia në Librazhd

Një maune ka marrë flakë në ecje në aksin rrugor Librazhd – Përrenjas. Sipas njoftimit zyrtar të policisë mjeti i tipit trailer, nën drejtimin e shtetasit D.M. banues në Maqedoninë e Veriut, ka marrë zjarr dhe është dëmtuar pjesërisht rimorkio e saj, e cila ishte e ngarkuar me kartona amballazhi.

Dëme në njerëz nuk ka dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të gjetur shkakun që çoi në ndezjen e zjarrit në maune.

“Në aksin rrugor Librazhd- Prrenjas,në ecje e sipër  ka marrë zjarr mjeti tip  trailr me drejtues shtetasin D.M., banues  në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë është djegur pjesërisht rimorkia e cila ishte e  ngarkuar me letër kartona ambalazhi.

Dëme në njerëz nuk ka vetëm dëme materiale. Grupi  hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat