Janë dërguar ditën e sotme nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu për hetim 120 policë.
Sipas informacioneve ata dyshohen se kanë publikuar foton e ish-policit të vrarë Santiago Malko.
Veliu i ka çuar nën hetim me akuzën se kanë ndihmuar gazetarët. Mësohet se efektivët e Policisë kanë hyrë në sistemi TIMS për të kërkuar të dhëna për Malkon.

