fbpx

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Korçë irakeni

I-KERKUARI.png

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të “Evazionit fiskal në 199 raste”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale është arrestuar në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës nga shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tirana.

“A.H, 39 vjeç, lindur në Irak dhe banues në Angli.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Augzburg, Gjermani, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar ndaj tij, për veprën penale “Evazion fiskal në 199 raste” kryer në kuadrin e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303