fbpx

Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, arrestohet kurbinasi

lac-arrestim.jpg

Një 44-vjeçar nga Kurbini është arrestuar në Shqipëri për llogari të drejtësisë italiane. Shtetasi me iniciale, H.I, ishte shpallur në kërkim  ndërkombëtar nga shteti italian për akuzën ‘vjedhje në rrethana rënduese’.

Pas prangosjes së 44-vjeçarit do të nisin menjëherë procedurat e ekstradimit drejt Italisë, aty ku do të njihet edhe me dënimin përkatës. Arrestimi i tij është bërë përmes hetimeve të kryera me metoda speciale.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303