Në kërkim prej ditësh nga policia për plagosje, arrestohet në Gjirokastër

policia-gjirokaster-480x360.jpg

Mero Beqiri është arrestuar ditën e sotme nga policia në Gjirokastër.

Ai kërkohej prej ditësh, pas një operacioni të policisë.

Beqiri ishte në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër kishte caktuar për të masën e sigurisë “arrest në burg”.

Thuhet se ai ka plagosur me dashje një person.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mashkullor në Gjirokastër, ku tani pritet që ndaj Beqirit të nis dhe gjykimi, për akuzat e ngjitura ndaj tij.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303