Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia është arrestuar ditën e sotme nga efektivët e Policisë së Shijakut.
I riu i identifikuar si Klajdi Reka kërkohej nga uniformat blu, pasi GJKKO e ka dënuar me 7 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.
Ai kërkohej që prej muajit maj të vitit të kaluar.
Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

