fbpx

Në pranga Balliu dhe 7 protestues, blindohet Drejtoria e Policisë

Screenshot_1-7.jpg

Forca të shumta policie janë vënë në ruajtje të hyrjes së Drejorisë së Policisë të Tiranës ku po mbahen shoqëruar 7 persona, ndër ta edhe ish-deputeti Klevis Balliu.

Ish-deputetë dhe përfaqësues të Opozitës janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë pasi kërkojnë lirimin e ish-deputetit Klevis Balliu. Balliu u shoqërua mbrëmjen e sotme bashkë me 7 protestues, në përfundim të protezës që po zhvillohej tek Unaza e Re.

Balliu ishte së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe të dy qëndruan në zonën e Unazës së Re në mbështetje të banorëve të cilët protestojnë prej një viti.

Basha theksoi se kryeministri Edi Rama po bën një padrejtësi ndaj banorëve pasi po protestojnë për të drejtën e pronës dhe përfundojnë të burgosur.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303