Forcat holandeze të sigurisë janë në kërkim të një 37 vjeçari nga Turqia, i dyshuar për sulmin terrorist në qytetin e Utrehtit.
Autoritetet rritën nivelin e sigurisë në provincën e Utrehtit, shkolla u mbyllën dhe policia paraushtarake ka rritur sigurinë në aeroporte dhe infrastrukturë të tjera jetike, si edhe në xhami.
Kryeministri holandez Mark Rutte është shprehur se është thellësisht i shqetësuar për incidentin, i cili vjen tre ditë pasi një person vrau 50 njerëz në xhami në qytetin e Christchurch të Zelandës së Re.
Policia njoftoi se bëhet fjalë për 37 vjeçarin Gokman Tanis (i lindur në Turqi) në lidhje me incidentin e mëngjesit të sotëm.
Ata nxorën një imazh të personit në kërkim dhe paralajmëruan qytetarët që të mos i afrohen atij./real-news.tv/

