Një 30-vjeçar në Patos, në kushte depresioni, ka dëmtuar veten me thikë në gjoks dhe pjesë të tjera të trupit.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Naftëtari”.
Shtetasi N. Xhelaj pas këtij akti është mbyllur në banesën e tij në katin e gjashtë të një pallati ku ai banon.
Forcat të shumta policie, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje.
Pas më shumë se 3 orë negociata, policia arriti të nxirrte 30-vjeçarin nga banesa ku ishte mbyllur prej orës 06:00.
Ai u transportua me ambulancë në spital për trajtim mjekësor.

