TË FUNDIT

Nënkryetari i Kuvendit ofendon avokaten e popullit: Pjeshkëz e përdorur nga padrinot

Nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi përmes një deklarate për mediat dhënë nga Kryesia e Kuvendit iu ka kërkuar falje të gjithë personave që janë me aftësi të kufizuara, për shkak se disa ditë më parë fyeu dikë në rrjetet sociale duke e quajtur ‘daën’.

“Jam sot para mediave për të kërkuar falje publike. Kërkoj falje për lëndimin që ju kam shkaktuar, kërkoj falje publike për të gjithë të indinjuarit nga komenti im në faqen time private, i garantoj se do kenë mbështetjen time dhe përkujdesjen time”, tha Murrizi.

Po pavarësisht se u duk se ishte një ditë reflektimi, Murrizi ka fyer Avokaten e Popullit, e cila ka reaguar për këtë rast.

“Të mos bëjë ciu ciu me deklarata false se ka dy vjet që e ka ngrohur karrigen dhe s’e ka ditur se ekziston ky grup social, vetëm kur të ngritën zgupthi ata që e drejtojnë dhe e çuan tek ky grup shoqëror. Po të mos sillesh si pjeshkëz e përdorur nga padrinot dhe të kishte folur edhe për politikanët VIP-a që në dalje publike s’kanë lënë grup shoqëror e social pa ofenduar duke përdorur termat “hajdut”, “qorr””, deklaroi Murrizi.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat