Nënshkroi kontratën me Ramën për Aeroportin e Vlorës, Pacolli: Rast i jashtëzakonshëm

beh.jpg

Pak më parë kryeministri Rama njoftoi nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Sipërmarrësi Behgjet Pacolli ka treguar se kontrata është lidhur me kompanisë së tij dhe qeverisë shqiptare, ndërsa shprehet krenar për këtë marrëveshje.

 “Kjo kontratë ka rëndësinë e vet, pasi ndodh pas shumë shumë kohëve dhe një mori dëshirash që unë kam pas që një investim i tillë të ndodh në Shqipëri, në këtë qytet historik siç është Vlora. Është një rast jashtëzakonisht i mirë për mua dhe kompaninë që unë drejtoj.

Unë falenderoj kryeministrin Edi Rama i cili me kujdes ka përcjell punët që unë kam implementuar.

Unë, kryeministër jam i bindur që ky projekt do të realizohet. Jam krenar që këtë po e bëj për popullin tim dhe për vendin tim. Jam krenar të kontriboj në ndërtimin e Shqipërisë moderne. Nuk mbetet asgjë tjetër që të fillojmë punën dhe t’i shkurtojmë afatet ligjore sa më pak. Ju falenderoj dhe le të nisim punën dhe të kemi më shumë material për tu mbledhur në të ardhmen”, tha Pacolli.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303