fbpx

Nënshkruhet marrëveshja me Turqinë/Do të ndërtohen 522 banesa, sheshe e shkolla në Kurbin

Është nënshkruar marrëveshja me Truqinë për ndërtimin e 552 banesave për familjet që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në një lidhje online me ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum bën me dije se përveç banesave do të rindërtohet edhe sheshi qendror i qytetit, godina e Bashkisë dhe shkolla 9-vjeçare. Ai ka treguar detajet e marrëveshjes përmes një postimi në “Facebook”.

Postimi i Plotë i Ahmetaj:

“Me Ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Projektin e Ndërtimit të 522 banesave në Laç. Hapi i radhës, është fillimi i punës në një tjetër kantier të madh të Rindërtimit brenda hapësirës së dëmtuar nga tërmeti dhe një ndër projektet e parë të ndërtimit të zonave të reja për zhvillim. Përtej 522 njësive të banimit, brenda hapësirës prej 72.000m2 të ndërtimit do të ketë edhe ambiente shërbimi dhe tregtare, parkim nëntokësor si dhe hapësira të gjelbëruara. Sheshi qendror i qytetit, godina e Bashkisë dhe shkolla 9-vjeçare Gjon Gjonaj, janë gjithashtu pjesë e integruar e tij. Projekti është dizenjuar me standardet më të larta dhe sigurisë dhe cilësisë dhe do të kthehet në një model të ri të zhvillimit urban dhe social-ekonomik për Laçin”.