Neritan Ceka bën deklaratën e fortë: Ky vend nuk ka burra, ja arsyeja

Një prej politikanëve më të njohur të Shqipërisë që prej vitit 1990, ish-ambasadori i Shqipërisë në Itali, Neritan Ceka, teksa ka folur në një intervistë në  Fax Neës, solli në vëmendje solli edhe gjestin e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt për të cilin tha se ishte rrugaçëror dhe i puthte dorën asaj zonjës që iu drejtua me fjalët “Turp të kesh”

“Kemi një popull që nuk reagon me atë që ndodh, indiferencë totale dhe këtë e treguan edhe në zgjedhjet e kaluara pavarësisht se në zgjedhjet e kaluara pati shumë nga ata që nuk morën pjesë në votime por kjo nuk ishte mjaftueshëm. Ajo që i tha “turp të të vijë këtij palo ambasadori që bëri një gjest rrugaçëror, e kam thënë edhe më parë që i puth dorën asaj zonje. Dikush më pyeti nga e din që është grua, i thashë e di sepse këtu në Shqipëri unë e di gjithashtu se nuk ka burra që e bëjnë atë gjë”, tha Ceka në Fax Neës.