TË FUNDIT

“Nëse nuk e kthen do të…”, këngëtarja e famshme shqiptare e pëson si Lady Gaga, i vjedhin qenin në shtëpi, por hajduti…

Këngëtarja e njohur Teuta Selimi më anë të një postimi në ‘InstaStory’ ka bërë me dije se dikush ka vjedhur qenin e saj të quajtur Pollo.

Megjithatë këngëtarja nuk i ka humbur shpresat dhe ka paralajmëruar grabitësin se ka në dorë pamjet e aktit të tij kriminal.

Ajo me anë të postimit i është lutur personit që i ka marrë qenushin që ta kthejë këtë të fundit sa më shpejt në shtëpi ose përndryshe do të publikojë videot ku duket hajduti.

Kujtojmë se një incident i tillë i ka ndodhur pak muaj më parë edhe këngëtares me famë botërore, Lady Gaga, me grabitësin që përfundoi pas hekurave.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat