Të gjithë të paktën një herë keni përjetuar urthin. Një ndjesi e bezdisshme, djegie në stomak dhe ezofag, që ka shumë efekte anësore të padukshme. Disa kanë më shumë gjasa të vuajnë sesa të tjerët, por nëse vuani të paktën një herë në javë është mirë të ndiqni këshillat e mëposhtme.
Nëse vuani shpesh nga urthi është ide shumë e mirë që të mbani një ditar të ushqyerjes. Kështu, ju do të zbuloni se cili ushqime shkakton atë gjendje dhe çfarë të bëni për ta parandaluar.
Mundohuni të hani racione të vogla për të zbuluar nëse kjo i zvogëlon simptomat tuaja
Hani sa më pak ushqim me yndyrë te tepërt dhe shmangni alkoolin
Pas ngrënies, mos u shtrini direkt në shtrat sepse mund të shkaktojë rritje të aciditetet në stomak.
Nëse vuani shpesh nga urthi natën, ngrini kokën e shtratit tuaj, duke bërë që gjoksi të jetë më lartë sesa stomaku dhe simptomat mund të zvogëlohen.
Nëse këto metoda nuk ju bëjnë punë, është mirë të shkoni te mjeku dhe të merrni ilaçe të posaçme.

