Një protestë do te zhvillohet ditën e nesërme në kryeqytet.
Bëhet me dije se të rinjtë e Lëvizjes Reago.al do të jenë përballë UKT për të protestuar më mungesën e ujit.
“Ne të rinjtë e Lëvizjes Reago.al, nesër në datë 20 shtator, do të zhvillojmë një protestë simbolike mbi problematikën e theksuar të ujit te pijshëm në qytetin e Tiranës. Protesta do të zhvillohet përballë UKT, Rr. Kavajës, ish-Misto Mame, Tiranë, në orën 12.00. Ftojmë të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj proteste duke marrë me vete dhe një bidon uji”, thuhet në një njoftim të “Lëvizjes Reago.al”.

