fbpx

Nesër të gjithë me një libër me vete, ja çfarë fitoni

books-on-bus.jpg

Nëse nesër do të mbani një libër me vete atëherë do të mund të udhëtoni falas me transportin publik. Ka qenë kjo nisma e Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit që është nesër më 23 prill.

‘Para pak kohësh shikonim punonjësit e ministrisë sonë, të cilët ofroheshin në Kinostudio me një libër në dorë, për të kaluar ato momentet e tyre në autobus. Ne menduam se kjo do të ishte edhe më mirë nëse do të merrte një vlerë tjetër. Akoma më tepër i drejtohet edhe studentëve, të cilët udhëtojnë drejt universiteteve. Menduam se do të ishte një ndihmë për ta, por edhe një ndihmë për ne për të bashkuar të gjithë personat drejt librit’, shprehet Elva Margariti, ministre e Kulturës. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303