TË FUNDIT

Netanyahu zbulon sekretin, tregon ku i prodhon armët bërthamore Irani

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar ditën e sotme se Teherani është duke zhvilluar armë bërthamore në një vend sekret në Abadeh të Iranit.

Kjo është hera e parë që Netanyahu ka identifikuar vendin, i cili, tha ai, u zbulua në një arkiv të dokumenteve iraniane që Izraeli më parë i kishte marrë dhe lëshuar publikisht vitin e kaluar.

“Në këtë vend, Irani kreu eksperimente për të zhvilluar armë bërthamore,” tha Netanyahu, duke shtuar se ishte në jug të qytetit iranian të Isfahan.

“Irani e shkatërroi vendin ku zhvillonte armët bërthamore kur kuptoi që Izraeli e kishte zbuluar atë”- tha ai./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat