fbpx

Neymar kërkon rikthimin në fushë

neymar.jpg

Neymar vazhdon të mbetet në pushim që nga 23 janari, kur mori një dëmtim që doli të jetë i rëndë.

Braziliani u dëmtua në ndeshjen ndaj Strasbourgut në kupë dhe që atëherë nuk ka shkelur më në fushë. U flit se ai do të kthehet pas 10 javë, por mund të ndodh që ai të jetë në fushë më shpejt. Ai ka bërë disa seanca në një klinikë në Barcelonë për ta përshpejtuar rikthimin.

Ylli i parisienëve ia ka vendosur synimin vetes që të kthehet me datën 27 prill, që është finalja e Kupës se Francës. PSG-së më parë i duhet ta sigurojë një vend në finale, pasi të mërkurën në orën 21:00 do të luajnë gjysmëfinalen më ekipin e Nantes.

Një ndeshje e lehtë në letër, por shpesh këto ndeshje dalin të vështira. Nëse PSG fiton nesër do t’i japin mundësinë Neymarit të luajë në finale.

Mungesa e brazilianit i ka kushtuar shumë PSG-së, pasi që francezët janë eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303