TË FUNDIT

Nga Tirana në Gjirokastrës, qytetet ku po mbahen sot zgjedhjet për kryetarë dege të PD

Këtë të dielë zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e degës në disa qytete.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që ditën e diel, dt 17 prill 2022, do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 18 degë të PD.

Mësohet se në këto degë procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Degët ku sot zhvillohen zgjedhje janë si më poshtë vijon:

1.Cërrik
Patos
Gjirokastër
Përmet
Këlcyrë
Memaliaj
Tepelenë
Pogradec
Kukës
Has
Tirana 3
Tirana 9
Tirana 13
Kamëz
Kavajë
Vlorë
Delvinë
Sarandë
Komisioni do të informojë në vijim për ecurinë e procesit zgjedhor. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat