fbpx

Ngacmoi seksualisht të bijën adoleshente, arrestohet babai 37-vjeçar

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht të bijën e tij adoleshente.

Në pranga ka rënë 37-vjeçari R. M., ndërsa materialet i kanë kaluar Gjykatës së Korçës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Maliq

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij 18-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.